Web Analytics
BallinaSHOWBIZRihanna thotë se dëshiron më shumë fëmijë

Rihanna thotë se dëshiron më shumë fëmijë

Këngëtarja e njohur, Rihanna ka plane për zgjerim të familjes së saj, ajo dëshiron më shumë fëmijë me partnerin e saj, reperin ASAP Rocky.

Një burim për “Enterntainment Tonight” zbulon se dyshja janë kaq shumë të lumtur me njëri tjetrin si dhe me fëmijën e tyre.

“Rihanna dhe ASAP janë shumë të dashuruar dhe po kalojnë shumë mirë së bashku po ashtu ata janë bërë një ekip i përkryer kur bëhet fjalë për fëmijën e tyre”, tha burimi. “Do të dëshironte më shumë fëmijë me ASAP në të ardhmen”.

Rihanna ka folur më herët edhe për mëngjeset me fëmijën e saj me Asap Rocky-n.

“O zot, mëngjeset, si të shohësh fytyrën e tij të mëngjesit! Duke parë një fëmijë me çanta të vogla dhe duke u zgjuar dhe ata thjesht janë të befasuar. Ata po përpiqen të kuptojnë se ku janë. Është pjesa më e lezetshme, është pjesa ime e preferuar e ditës”, tha këngëtarja për ET.

Nga ana tjetër, kujtojmë se artistja me famë botërore po përgatitet për “Super Bowl”.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë artistja përmes një postimi në Instagram.

Ajo do të performojë në “Super Bowl Halftime 2023” në Glendale, Ariz dhe fansat janë që tani shumë të entuziazmuar.

Së fundmi këngëtarja është pyetur se si ndihet që tani për performancën e saj. Ajo tha: “Jam nervoze, por jam e emocionuar”, raporton TMZ./panorama

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit