Rina Balaj feston ditëlindjen, kaq vjeçe u bë

Rep-artistja Rina Balaj është emër goxha i suksesshëm i estradës shqiptare, e cila numëron disa projekte muzikore.

Dita e sotme është shumë e veçantë për këtë artiste, kjo ngase ajo me këtë datë feston ditëlindjen.

Rina sot mbush 22 vjet jetë, teksa po qëndron për pushime në Turqi bashkë me partnerin e saj, reperin Sin Boy.

Urime ditëlindja për mua, 22”, ka shkruar Rina sipër një fotografie, ku shfaqi disa ëmbëlsira.

Më pastaj, ajo solli edhe të tjera imazhe, ndër to një video të shkrepur gjatë fëmijërisë dhe thotë se ndihet krenare. /Lajmi.net/