Reperja e njohur kosovare, Rina Balaj përveç që pëlqehet për realizimet muzikore, admirohet edhe për dukjen e saj.
Më shumë se 347 mijë fansa e ndjekin profilin e saj në Instagram, ku ajo i mban të informuar në lidhje me jetën e saj personale dhe profesionale.
Derisa jemi në sezonin e verës në profilet e bukurosheve nuk mungojnë fotografitë, në të cilat ato i vënë në pah hiret e tyre.
Gjatë ditës, Rina i ka shpërndarë disa fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilat shfaqet me bekini, në këto imazhe ajo nuk heziton t’i ekspozojë format e saj perfekte.