Rina bëhet bionde, shfaqet transparente

Këngëtarja Rina Balaj po vazhdon të tregojë format e saj seksi.

Këngëtarja dhe reperja është paraqitur tepër provokative sonte në Instagram, derisa mbrëmë ka publikuar këngën e saj të fundit “Mia”.

E për këtë këngë këngëtarja ka ndërruar pak stil, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve nga të kafta në të bardha.

Kujtojmë se ajo para lansimit të kësaj kënge ka postuar disa fotografi nga Santorini, ku ishte në pushime bashkë me të dashurin e saj, Sin Boy. /Express/