Rina provokon nga palestra vë në fokus të pasmet e ‘zjarrta’

Reperja nga Istogu, Rina Balaj, gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të zëshëm në faqet rozë.

Kjo pasi ka filluar punën për një këngë të re të quajtur “Rosita”, për të cilën deklaroi se do jetë shumë e veçantë.

Ndërkohë që po vazhdon punën edhe për albumin e ri, 23 vjeçarja nuk ka lënë anash as aktivitetet fizike e përkujdesjen ndaj linjave.

Ajo së fundmi ka ndarë disa video nga palestra, në të cilat njëherësh ka theksuar format e bujshme.

Me një veshje sportive rozë, krijuesja e hitit “Ilegal” vjen në formë të mrekullueshme.

Rina po ashtu ditë më parë u kërkoi fansave të bëhen rreth 500 mijë komente, si kusht për të lansuar projektin e radhës.

Sidoqoftë, “Zjarr” që edhe aktualisht është e fundit deri më tani ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/