Rinia e LDK-së: Jemi me Mustafën dhe Hotin

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale ka qarkulluar një thirrje për peticion ku është kërkuar shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Fidan Rekaliu, kryetar i forumit rinor të LDK-së, nëpërmjet një statusi në Facebook, deklaron se distancohen nga ky peticion të cilin e quan ‘’dashakeq’’.

Reagimi i plotë:

Te dashur miq, anetarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosoves.

Në portale të ndryshme po qarkullon një peticion kinëse në emër të rinisë së Lidhjes Demokratike për shkarkimin e kryetarit të LDK’së, Akademik Isa Mustafa.

Si Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK’së dhe në emër të kësaj strukture, distancohemi nga ky peticion dashakeq që synon të shkaktojë perçarje dhe konfuzion.

Lidershipi i guximshem dhe vizionar i Kryetarit Mustafa, në një skenë shumë të egër politike dhe dashakeqe ndaj LDK-së dhe vendit, ka ruajtur qenësinë e LDK’se gjithë këto vite.

Nga komunikimi im i rregullt me strukturat e FR/LDK më është konfirmuar qendrimi që të rinjtë e LDK’së mbështesin lidershipin e kryetarit Mustafa dhe kryesisë në këto kohë sfiduese.

Jemi të bindur që qeverisja e re, e udhëhequr nga Prof. Dr Avdullah Hoti do të dëshmojë rëndësinë e vendimeve të ndërmarra për të shpëtuar aleancat strategjike, rikthimin e plotë të demokracisë në vend dhe rimekëmbjen e ekonomisë nga pasojat e shkaktuara nga Pandemia Covid-19.

LDK, edhe këtë herë, si gjithmonë mbetet unike dhe qëndron fort në mbrojtje të vlerave tona themeltare.

https://www.facebook.com/fidan.rekaliu/posts/3470017643026095