Rita Ora i gëzohet suksesit të filmit “Zgjoi”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shprehur e lumtur për suksesin e filmit kosovar “Hive” (Zgjoi), në festivalin e madh amerikan “Sundance”.

Ajo ka ndarë me fansat një fotografi, të cilën ndau njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës për suksesin e filmit “Zgjoi”, teksa shkroi “Po”.

Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit, ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm duke u vlerësuar me tre çmime.

Në garën e kinemasë dramatike botërore, “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e madh të jurisë, çmimin e publikut e çmimin e regjisorit më të mirë./Express/