Rita Ora i jep fund lidhjes me Romain Gavras

Rita Ora dhe partneri i saj Romain Gavras thuhet se janë ndarë pasi qëndruan larg njëri-tjetrit për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Dyshja, të cilët kanë qenë në një lidhje prej gjashtë muajsh, raportohet se kanë marrë këtë vendim “për shkak të distancës mes tyre”.

Një burim tha për gazetën britanike “The Sun” se kanë një raport të mirë dhe pse nuk janë më bashkë.

Ky vendim vjen në një kohë kur këngëtarja me origjinë shqiptare ka udhëtuar drejt Australisë, pasi do të jetë trajnerë në “The Voice”.

Për shkak të kufizimeve, ata u ndanë nga njëri-tjetri pas një kohe të gjatë dhe puna e Ritës në Australi do t’I mbante sërish larg”, tha burimi.

Regjisori francez u shpreh pak kohë më parë për “Daily Mail” se ishin ende bashkë, ndërsa e përshkroi autoren e hitit “Anywhere” si një njeri të shkëlqyer./Kosovarja/