Rita Ora kërkon nga Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, është bashkangjitur në peticionin e kosovarëve ndaj kompanisë së njohur Apple.

Iniciativa e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj ‘Apple’ që të vendosë edhe Kosovën në hartë.

Shumë artistë e personazhe të njohrua i janë bashkangjitur kësaj iniciative, duke bërë të njejtën kërkesë.

Nuk kanë munguar reagimet edhe të yjeve nga Kosova, si Dua Lipa e Rita Ora, të cilat kanë një ndikim të madh.

Rita së fundmi i është bashkuar peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple, duke bërë thirrje që të futet në hartën e botës nga kompania edhe shteti më i ri i Kosovës.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga kompania e njohur ‘Apple’, përdorues të së cilës janë një numër i madh i njerëzve në Kosovë. /IndeksOnline/