Rita Ora, mesazh të fuqishëm për të prekurit nga koronavirusi

Rita OraRita Ora ka një mesazh për gjithë qytetarët nga e mbarë bota, pas përhapjes së koronavirusit.

Virusi COVID 19 është përhapur në shumë vende të botës, andaj ka shkaktuar panik tek qytetarët.

Organet kompetente në gjithë botën po marrin masat e nevojshme për ta parandaluar përhapjen e virusit korona.

Këngëtarja Rita Ora ka shkruar mesazh sensibilizues, përmes së cilit bën thirrje që të qëndrojnë në shtëpi, që të jenë më të sigurt.

“Tani mendoj për gjithë shoqërinë time në Itali dhe pjesët e tjera të botës, të prekur!!

Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurt, ne ju duam.

Për pjesën tjetër të botës, ju lutem mendoni për çdonjërin gjatë kësaj kohe të frikshme”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Rita Ora të premten (13 mars) publikon këngën e re me titull “How to be lonely”, këngë kjo që vjen pas gati një viti që kur ajo lansoi projektin e fundit.