E premte, 13 Qershor, 2025
12.3 C
Pristina

Rita Ora ndez imagjinatën me një postim tërheqës në bikini

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Rita Ora siguroi vëmendjen e të gjithëve me një postim tejet provokues në rrjetet sociale këtë të shtunë, duke ngacmuar fansat për këngën e saj më të re që do të publikohet së shpejti.

Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq në një bikini portokalli të vogël, duke ekspozuar format e saj trupore të tonifikuara.

E kompletoi pamjen me vathë të artë në formë unazash, një varëse të madhe dekorative dhe një zinxhir të hollë në bel, një kombinim që e bëri atë të duket tejet joshëse.

Me flokët biondë të errët të kapura në një stil të thjeshtë, Rita shkëlqeu nën rrezet e diellit. Në përshkrimin e postimit, ajo la një paralajmërim me humor për ndjekësit e saj:

“Nxehtësia po vjen më 6 qershor!! Nxirrni bikinit… përndryshe!” Kjo strategji e saj për të mbajtur fansat në prishtje, ka shtuar ndjeshëm tensionin dhe pritshmërinë për publikimin e këngës së saj të re.

Ajo vazhdon të promovojë këtë projekt të ri, të titulluar “Heat”, që pritet të sjellë një dimension të ri në muzikën e saj.

PROMO

Nga Rubrika