Rita Ora shijon mbrëmjen me të dashurin 15 vite me të vjetër

Ata nuk hezitojnë të shfaqin dashurinë edhe në publik, Rita Ora (31 vjeçare) dhe i dashuri i saj Taika Waititi (46 vjeçar) u panë teksa ishin me disa miq për darkë në Los Angeles.

Rita u pa duke e shikuar me shumë dashuri Taikan ndërsa ai e mbante kokën e saj.

Duket se regjisori është i magjepsur nga e dashura, duke mos u përmbajtur dhe i dha një përqafim të ngrohtë.

Rita nisi takimet me të në shkurt të vitit të kaluar në kohën kur ajo po xhironte “The Voice Australia”./Indeksonline/