Rita Ora mahniti me paraqitjen teksa po largohej nga restoranti The Aubrey në Knightsbridge të Londrës të premten në mbrëmje me miqtë.
Këngëtarja 31-vjeçare, tërhoqi vëmendjen me një bluzë jeshile neoni dhe një fund të ngjashëm, gjersa zgjodhi një xhaketë me mëngë e me pupla.
Dalja e yllit nga Kosova vjen pas raportimeve se ajo është duke u martuar me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.
Ajo e kompletoi dukjen me një çantë ari të vogël e me një palë taka të kuqe të përziera me ngjyrë të zezë e të bardhë.
Flokët kaçurrele i kishte kapur lart me një pjesë të lëshuar përpara si dhe zgjodhi një grim të thjeshtë.