Rita për fatkeqësinë natyrore në Australi: T’i ndihmojmë ata

Australia ka javë që është përfshirë nga flakët e mëdha dhe këngëtarja kosovare, Rita Ora ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale

Ajo ka postuar disa fotografi të dëmeve që ka shkaktuar zjarri, derisa ka treguar edhe disa video ku njerëzit kujdesen për botën e egër dhe kafshët atje të cilat janë më të rrezikuarat nga zjarri.

“Zjarret e ashpra në Australi janë aq shkatërruese saqë është e pamundshme që ti injorojmë!! Ne duhet që ti ndihmojmë tani.

Në storie keni edhe një mundësi për të dhënë donacione për Kryqin e Kuq Australian, St Vincent de Paul Society, World Wildlife Fund, Greenpeace Australia dhe në Go Fund Me për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi por edhe për punën e mahnitshme që po bëjnë njerëzit atje”, ka shkruar Rita.

Këngëtarja kosovare, me famë ndërkombëtare në një periudhë të shkurtër ka bërë disa thirrje sivjet për ndihmë personave të rrezikuar.

Ajo madje kishte dhënë donacion edhe për rindërtimin e disa shtëpive në Durrës që ishin prekur nga tërmeti.

Kjo është hera e dytë që Rita brenda tre muajve bën thirrje për të dhënë donacioneve të gjithë atyre që preken nga tërmeti.