Web Analytics
BallinaSHOWBIZRita Petro: Burrit i buzëqesh kolegia dhe gruaja i rri me nerva,...

Rita Petro: Burrit i buzëqesh kolegia dhe gruaja i rri me nerva, si të mos tradhtojë ai?

Shkrimtarja Rita Petro ka treguar disa nga arsyet se përse partnerët tradhtojnë njëri-tjetrin. Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Petro tha se një burrë s’ka si mos të tradhtojë kur gruaja i rri me nerva ndërsa kolegia i qesh.

Po ashtu ajo tha se e njëjta gjë ndodh dhe me gruan. “Ti vishesh, ti zbukurohesh dhe bashkëshorti yt një herë nuk të thotë sa e bukur je. Kjo i mungon shumë një gruaje. E njëjta gjë ndodh kur gruaja rri me nerva që sa hyn i shoqi, gjithë kohën me nerva me fëmijët, me nerva me shoqin.

Kur ai shkon dhe i buzëqesh kolegia dhe i thotë sa i bukur dukesh, ose e kundërta. Dhe ti fillon dhe flirton dhe me shoqen tënde. Mezi pret të takosh shoqen dhe t’i tregosh çdo gjë”- tha ajo.

E ftuar në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews, Petro tha se tradhti dhe inçeste nga më të tmerrshmet kanë ndodhur edhe te njerëzit e izoluar në shtëpi, dhe te gratë me shami dhe jo vetëm te njerëzit që zhvillojnë një jetë moderne.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit