Robert Berisha, një ndër këngëtarët dhe figurat publike më të dashura për publikun shqiptar, vazhdon të tregojë përkushtimin e tij të pashoq si baba, pavarësisht ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Nora Istrefi.
Nga martesa e tyre e dikurshme, ata kanë një vajzë, Rene, e cila duket se është përparësia kryesore e të dy prindërve.
Edhe pse Nora dhe Roberti kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara në jetën personale, ata kanë treguar shpesh herë se kur bëhet fjalë për mirëqenien dhe lumturinë e vajzës së tyre, janë gjithmonë të bashkuar.
Ky përkushtim i palodhur për Rene është bërë i dukshëm sërish në një postim të fundit të Robertit në rrjetet sociale, ku ai tregon me krenari një moment të veçantë që ka kaluar me të bijën.
Sipas postimit, Roberti ka vendosur ta surprizojë Rene-n duke e dërguar në një nga vendet më të dashura për çdo fëmijë – parkun e lodrave.
Ky gjest i ëmbël ka ardhur si përgjigje e dëshirës së vajzës, dhe Roberti nuk ka ngurruar të realizojë këtë dëshirë të vogël por të rëndësishme për Rene. Ndjekësit e tij në rrjetet sociale e kanë komplimentuar këtë veprim, duke vlerësuar përkushtimin e tij si një baba që përpiqet gjithmonë të krijojë momente të lumtura për vajzën e tij.
Fotot dhe videot e postuara tregojnë Rene-n të lumtur dhe të emocionuar teksa shijon parkun e lodrave, duke kaluar momente të paharrueshme me babanë e saj.
Shiko videot: