Robert Berisha me të dashurën shijojnë pushimet në Turqi

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka pak muaj që e ka bërë zyrtare lidhjen e re.

Ai duket se që një kohë është në një romancë dashurie me bukuroshen e quajtur, Laureta Maqedonci.

Çifti tashmë i njohur kanë nisur pushimet bashkë dhe si destinacion kanë zgjedhur Turqinë.

Kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, në bazë të disa fotografive që ka shpërndarë autori i “Robi plaket kur don vet”.

Lidhja publike e Robertit vjen disa vite pas ndarjes nga partnerja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.

Me këtë të fundit ndajnë bashkë një vajzë të quajtur, Renee.

Krahas muzikës, Roberti prej më shumë se një vit është angazhuar në një emision.

Shiko foton dhe videon: