Robert Berisha na përloti me gjestin prekës të cilin ia ka kushtuar nënës së tij

Në emisionin Ora Shtatë, këngëtari ka folur më tepër rreth detajeve të kësaj kënge, të cilën e ka titulluar “NANË”, Roberi tha se ajo që ai ka dashur ishte që t’ia kushtonte një këngë nënës sa ishte ende gjallë.

“Është një projekt që ma kanë bërë dy shokët e mi, Iliri dhe Kreshniku nga Ferizaj, një muaj pasi që mami ka ndërruar jetë, kam qenë në Amerikë, dhe më thanë dëgjoje këtë këngë, unë jam munduar t’u ikë atyre këngëve që janë të dhimbshme dhe që tingëllojnë turqisht”.

“Kam dashur diçka më artistike, më ndryshe, kur e kam dëgjuar demon, kam thënë ‘Kjo është’, dhe teksti më është përshtatur shumë, kam pritur ta bëjë një vit, prandaj s’kam lansuar ndonjë projekt tjetër”.

“Kam pasur dëshirë t’ia kushtoj një këngë edhe sa ka qenë gjallë, sa janë gjallë duhet t’i duam prindërit, anëtarët e familjes, shokët dhe këdo të afërm”, u shpreh Roberti./kryefjala/