Robert Berisha pjesë e “Big Brother VIP” në Kosovë? Këngëtari zbulon ‘bisedën telefonike’ që bëri me Alaudin Hamitin

Nuk dihet se sa mundësi ka që Robert Berisha të jetë një nga banorët e edicionit të parë të “Big Brother VIP” në Kosovë, por moderatori dhe këngëtari ka qenë ndër të parët që ka reaguar rreth këtij lajmi.

Pas marrëveshjes me Banijay Rights, ‘Artmotion’ që drejtohet nga moderatori Alaudin Hamiti dhe KlanKosova do të sjellin edicionin ‘Big Brother VIP’ në Kosovë, puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë, konkretisht në muajin shtator, ende nuk ka emra konkret rreth pjesëmarrësve por pritet të ketë personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova.

Së fundmi, në emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë”, Roberti inskenoi një bisedë me Alaudinin, gjatë skeçit, moderatori lë të kuptohet se ai ‘pranoi’ ftesën nga Alaudini që te jetë pjesë e edicionin të parë të reality showt në Kosovë.

Në Kosovë? Me suksese. Në shtator? Jo, unë e kam emisionin, e kam vajzën, tani kam bërë edhe femër. Sa? 300 mijë? Ta marrtë dreqi. A e nisim që tani. Të fala Libertës.” –tha ai duke shkaktuar të qeshura tek të ftuarit dhe publiku, megjithatë se sa e vërtetë do jetë kjo gjë përtej skeçit mbetet për tu parë.