Robert Berisha: Të sëmurit me koronavirus të shkojnë tek dyert e parlamentit dhe të përqafojnë deputetët tanë

Robert Berisha vazhdon të jetë i izoluar në konvikt, ndërsa herë pas here po publikon pamje gjatë qëndrimit aty.

Shumë këngëtarë kanë reaguar ashpër ndaj politikanëve, pasi sipas tyre ata nuk po merren me pandeminë por me interesat e tyre politike.

Edhe Robert Berisha është shprehur i pakënaqur me një gjë të tillë.

Ai ma publikuar një shkrim në llogarinë e tij në Instagram ku thotë se të infektuarit nga koronavirusi duhet që nesër të shkojnë të përqafojnë deputetët.

“Ftoj të gjithë të sëmurit me koronavirus që nesër nga ora 10:30 të shkojnë tek dyert e parlamentit dhe te përqafojnë deputetët tanë, pa dallim partie në shenjë përkrahje dhe respekti për ata.

Të kujdesni ju për ta, po aq sa ata po kujdesen për ju”, thuhet në shkrimin të cilin Roberti e ka huazuar./blic/