Leonora Poloska ishte e ftuara e radhës në emisionin Mirage ku këngëtarja u bë pjesë e rubrikës “Kë zgjedh”.
Këngëtarja ishte e detyruar të bënte zgjedhjet e saj për artistë të ndryshëm të estradës.
Leonora Poloska gjithashtu u vu edhe përballë pyetjes se cili është mashkull më seksi mes Robert Berishës dhe Lorik Canës.
“Mashkulli me seksi hmm.. te dy janë, por Lorik Cana do kisha thënë unë”, ishte përgjigja e këngëtares.
Sa i përket projekteve muzikore, ai i fundit për këngëtaren është balada e realizuar në tetor të vitit 2019, kënga me titutll “S’ishe ti” e cila u mirëprit nga adhuruesit e muzikës së saj./Blic/
Shiko Videon: