Robotët po vijnë, por a do të zënë vërtetë, të gjitha punët tona?

Javën e kaluar, Kancelari Philip Hammond njoftoi se në Buxhetin e Vjeshtës do të ketë një paketë prej 500 milionë dollarësh investimesh në iniciativa të teknologjisë, duke përfshirë zhvillimin e inteligjencës artificiale, si robotët.

Por sipas një studimi i cili është kryer në 47 vende nga instituti global McKinsey del në përfundim se një e pesta e popullsisë botërore do të prekësh nga papunësia në momentin që në vendet e tyre do ë vendosen robotët automatik për të punuar, kjo gjë mendohet se do të ndodhë në vitin 2030.

Sipas këtij studimi, vendet e punës të cilat do të preken më shumë janë operatorët e makinerive dhe punonjësit e sektorit të ushqimeve, ndërsa vendet më të varfra nuk do të preken nga ky fenomen.

Vendi i parë i cili do të ketë pothuajse 9 për qind e vendeve të punës të zëvendësuara nga robotët është India, dhe sipas tyre punë të tilla si kambistët, llogaritarët janë veçanërisht vunerabël ndaj automatizimit.

Vetëm në SHBA, 39 deri në 73 milionë vende pune mund të eliminohen deri në vitin 2030, por rreth 20 milionë nga kjo forcë punëtore mund të kalojnë lehtësisht në industri të tjera.