“Më lër të flas” është emisioni të cilin do ta drejtojnë vëllezërit, Donald e Romeo Veshaj, për më shumë detaje, Romeo ka zbuluar se të ftuarit e parë do të jenë ‘bo.mbë’.
I ftuar në ‘Goca dhe Gra’, Veshaj zbuloi se aty do të ketë edhe skeçe si dhe lojëra.
“Donaldi ka drama, unë jo, Donaldin nuk e kanë ftuar në intervista dhe si është pak hermetik, ne kemi një super kimi dhe energji me njëri tjetrin, emocioni do të jetë shumë i madh, që do të dalë mirë nuk diskutohet, frikë kam që ishalla nuk rrëzohem”, tha ai.
Gjithashtu shtoi se do të ketë edhe tema diskutimi për ‘BBV’, “Big Brotheri tek Donaldi është i pashmangshëm, do, s’do ai është i lidhur me të, në episodin e parë mund të ketë prekje të vogla të BBV por jo që të flitet vetëm për të”./Indeksonline/