Web Analytics
BallinaSHOWBIZRonaldo dhe Georgina me pesë fëmijë, por ende nuk janë burrë e...

Ronaldo dhe Georgina me pesë fëmijë, por ende nuk janë burrë e grua

Në intervistën e gjatë dhe të diskutueshme për “The Sun”, Cristiano Ronaldo jo vetëm akuzoi klubin, trajnerin dhe ish-shokët e skuadrës, por iu drejtua edhe bisedës familjare, duke folur për humbjen e djalit të porsalindur Angel dhe marrëdhënien e tij me Georgina Rodriguez.

Fotot me shkëlqim që Cristiano dhe Georgina publikuan gjashtë vite më parë, në “Disneyland” të Parisit, kur u panë për herë të parë si çift, janë larg.

Që atëherë ka pasur shumë të tjerë, duke përfshirë një dokumentar për modelen, “I’m Georgina”, në të cilin partnerja e CR7 ka rikthyer jetën e saj, si ka ndryshuar nga fëmijëria e deri më sot, si dhe ku i ndan ditët e tij me ish-futbollistin e Juves.

Sot ata janë një nga çiftet më të famshëm në botë, tashmë prindër të pesë fëmijëve, mes të cilëve dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda.

Siç shkruan “As”, mes tyre mungon vetëm martesa për të cilën kanë folur të dy.

Ronaldo u shpreh në intervistën për “The Sun”: “Dua të martohem me Georgina, e kemi në plane.

Ajo është shumë e pjekur për moshën dhe ne e ndihmojmë fort njëri-tjetrin”.

Nuk është një kohë e lehtë për të dy: Bella Esmeralda lindi në prill, por vëllai i saj binjak Angel nuk ia doli.

Një moment i tmerrshëm për familjen, e cila duhej të vuante shumë për ta kapërcyer momentin.

“Georgina vuajti si vajzë e re dhe e shikon jetën me sy të ndryshëm. Ajo më dëgjon, më jep stabilitet dhe më ka shtyrë të mos dorëzohem pas vdekjes së djalit tonë”, – shtoi Cristiano, i fokusuar tani në mundësinë për të ndihmuar Portugalinë të fitojë Botërorin e parë.

Dhe më pas me valixhet në dorë. Ai me siguri do t’i thotë lamtumirë Manchester United.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit