Ronaldo i jep fund dyshimeve, vendos të rikthehet në Torino

Juventusi ka nisur gradualisht grumbullimin e lojtarëve që janë jashtë kufijve të Italisë, ndërsa u raportua se Ronaldo nuk dëshironte të kthehej edhe për pak kohë, pasi mësoi se Paulo Dybala vazhdonte të ishte i infektuar me koronavirus.

Megjithatë, kjo nuk ka rezultuar e vërtetë dhe nga Italia raportohet se portugezi është futbollisti i radhës i “Zonjës së Vjetër” që pritet të zbarkojë në Torino në orët e ardhshme.

Sulmuesi i Juventusit pritej të kthehej ditën e sotme, mirëpo lëvizja me avion privat të jep mundësinë të ndryshosh mendjen edhe në minuat e fundit.

Megjithatë “Tuttosport” shkruan se është thjesht çështje orësh që 35 vjeçari të zbresë në Torino.