Përsëriten gjestet humane nga bota e futbollit, përkatësisht nga Cristiano Ronaldo, i cili edhe pse nga shumëkush mund të cilësohet arrogant, shumë herë ka vërtetuar anën e tij humane.

Portugezi së fundmi ka shitur një prej katër “Topave të Artë” që paratë e tij t’i dhurojë për bamirësi.

Ronaldo nxori në ankand topin e fituar në vitin 2013 dhe ishte manjati izraelit, Idan Ofer, që e bëri të tijin për 600 mijë euro.

Këto para kanë shkuar si fondacion për organizatën bamirëse të Britanisë “Make A Wish”, e cila ndihmon fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda ose që janë në stadin final të saj dhe që kjo organizatë u vjen në ndihmë për t’ua plotësuar çdo dëshirë të tyren “të fundit” sado e kushtueshme apo vështirë e realizueshme.

Një gjest i tillë nga Ronaldo ndoshta nuk rrit cilësinë e tij si futbollist, por padyshim e rrit prestigjin e tij si person.

Kujtojmë që Ronaldo u ka lidhur pension mujor qindra familjeve të varfra në Medeira, vendi i tij i lindjes në Portugali.