Ronaldo tregon arsyen pse nuk do ta shkëmbente kurrë fanellën me një futbollist të Romës

Cristiano Ronaldo ka treguar se kurrë nuk do të ndërronte një fanellë me futbollist të Romës

Ylli portugez është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe shumë futbollistë do të dëshironin ta shkëmbenin fanellën me të.

 

Ronaldo ka treguar se gjatë ndeshjes me Romën në të kaluarën kur Manchester United e kishte mposhtur me rezultat 7-1.

Gjatë asaj ndeshje futbollistët e Romës e kishin kërcënuar Ronaldon se do ta lëndonin dhe për këtë arsye ai refuzon që të ndërrojë fanellë me futbollist të këtij klubi.

“Kur ishte 6-0, ata më kërkuan të ndaloja, një kundërshtar më lutej të ndaloja driblimet,” ka thënë Ronaldo.

“Të tjerët më kërcënuan se do të më lëndonin. Roma? Nuk ka asnjë lojtar me të cilin do të këmbeja një fanellë,”./Reporteri.net/