Ronela Hajati nga karantina: Dikur gjumi ishte luks, tani i zakonshëm

Shqipëria ka ndërmarr masa të ashpra parandaluese për lëvizjet në qytet, të cilat janë të kufizuara dhe me orar të caktuar, ndërsa po bëhet apel vazhdimisht që të qëndrojnë brenda dhe t’i marrin masat e duhura higjenike.

Në karantinë po qëndron edhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila po mundohet që të gjejnë forma të ndryshme për tu argëtuar.

Në këtë kohë mënyra më e mirë për të thyer monotonin janë rrjetet sociale, që Ronela po i shfrytëzon në maksimum duke publikuar foto e video të shumta.

Në një postim të fundit, Ronela ka sjellur një imazh nga arkiva ku thekson faktin se gjumi atëkohë ishte vetëm luks për shkak të angazhimeve të shumta, ndërsa tani ai është bërë i përditshëm.

“Kur gjumi ishte luks, jo një jetë e përditshme, shihemi pas dy muajsh kismet”, ka shkruar Ronela në mbishkrimi./Indeksonline/