Web Analytics
BallinaSHOWBIZRonela Hajati takohet me yllin e telenovelave meksikane: Të gjitha vajzat do...

Ronela Hajati takohet me yllin e telenovelave meksikane: Të gjitha vajzat do të më kenë zili

Ronela Hajati ndodhet në Spanjë.

Ajo ka marrë pjesë në një event në Madrid ku dhe ka parë aktorin e njohur, William Levy.

Këngëtarja shqiptare ka ndarë një video nga momenti ku ylli i telenovelave meksikane takon disa fansa.

“Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela.

Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer.

Ai ka luajtur në shumë telenovela shumë të njohura për shqiptarët.

Ai njihet më së shumti për rolin në telenovelat “Kujdes nga engjëlli” dhe “Triumfi i dashurisë”, ku luajti krah Maite Perronit.

Po ashtu “Magji dashurie” me Jacqueline Bracamontes.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit