Është njëra ndër këngëtaret tona e cila ka disa këngë të cilat pavarësisht që janë publikuar para shumë vitesh, dëgjohen e pëlqehen ende, shkruan “InfoKosova”.
Rovena Stefa edhe në këtë kohë vazhdon të këndoj, por ajo nuk po bjen këngë të llojit që sillte dikur e që shndërroheshin në hite.
Ajo është cilësuar shumë shpesh si njëra nga fytyrat tona publike e cila është e pa stil dhe nuk ka shije për veshje, por me paraqitjet e fundit Rovena ua ndryshon komplet këtë mendim.
Së fundmi Rovi është shfaqur me një pamje shumë tërheqëse dhe e veshur me shumë shije.
Këto pamje nuk dihet nëse janë të ndonjë projekti muzikor të ri të saj, apo ndoshta fotot i ka realizuar vetëm për fansat e saj të shumtë që i ka./InfoKosova/