Moderatorja e njohur shqiptare, Roza Lati ka treguar së fundmi se cilët nga konkurrentët e reality-show “Big Brother VIP” ka mbështetur.
Roza ka përmendur Sabianin, Donaldin dhe Einxhelin, madje është shprehur se e gjen shumë veten te Einxhel, pasi ajo është një vajzë e flaktë që ngul këmbë te vetja.
“Unë e kam përkrahur shumë Sabianin, pastaj me ato luhatjet emocionale dhe goditjet që mori njëra pas tjetrës e kam përkrahur një artist që ishte atje brenda, Donaldin.
Pastaj me kalimin e kohës vura re një vajzë të flaktë që ngulte këmbë të vetja, e gjej shumë veten te ajo sepse është si ne, Einxhel Shkira”, ka thënë Roza.