E mërkurë, 15 Janar, 2025
-2.2 C
Pristina

Roza Lati thumbon keq Heidin: Më është shpifur…

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ditën e djeshme është zyrtarizuar lajmi se Heidi Baci do të moderonte emisionin e njohur Fan Club, një fakt që ka shkaktuar reagime të shkëlqyera nga fansat.

Megjithatë, duket se kolegët e saj nuk janë kaq entuziastë për këtë zgjedhje.

Roza Lati, njëra nga moderatoret më të njohura në vend, e ka shprehur shumë hapur pakënaqësinë e saj përmes një story në rrjetin social, duke shkruar: “S’di ç’të them, di që më është shpifur televizioni”.

Kjo deklaratë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave, duke hapur një debat rreth dinamikës së moderatoreve në industrinë e televizonit.

Burime të brendshme për Kryefjala.com kanë raportuar se kishte pretendime të forta që emisioni të besohej Roza Latit, e cila tashmë ka një karrierë të suksesshme në këtë fushë. Ka disa vjet që Roza ka qenë në qendër të vëmendjes për stilin e saj të moderimit dhe angazhimin e saj me audiencën.

Megjithatë, zgjedhja e Heidi Bacit si moderatore e re e këtij emisioni duket se ka krijuar një klimë tensioni mes kolegëve. Shumë pyetje lindin rreth arsyeve pas kësaj zgjedhjeje. A është kjo një lëvizje strategjike nga prodhuesit për të rinovuar emisionin, apo ka ndonjë motiv tjetër pas kësaj?

PROMO

Nga Rubrika