Rozana ka disa fjalë për ata që e kritikuan për peshën

Rozana Radi ka një mesazh për gjithë ata që e komentuan për peshën.

Rozana Radi ka ndarë me ndjekësit një fotografi, të realizuar në bregdet dhe përmes saj përcjell një mesazh domethënës.

Ajo pozoi me pantallona të shkurtër dhe me bikini në pjesën e sipërme, ndërsa tregoi se ka shtuar disa kilogramë.

Ajo tha se edhe pse ka shtuar peshë, kjo nuk e bën më pak tërheqëse apo më pak inteligjente, ngase një kilogram më shumë nuk e bën më pak të lexuar.

“Po kam shtuar kg dhe kjo nuk me ben me pak grua terheqese.

Nuk di te thote qe te shtosh disa kg nuk je nje grua inteligjente.

Nuk do te thote, qe po pate celulit burrat nuk te duan me si me pare.

Eshte problemi juaj qe zgjidhni “burra” qe ju duan per shale.

Eshte problemi i te gjithave ju me adresa fallco, qe mjafton te kesh vene pak bark dhe turreni me sms per te bullizuar kedo qe ju del perpara ne rrjeger sociale.

Ështe e thjeshte te mis keshe “fytyre” e te gjykosh fytyren e tjetrit.

Une jam tipi i gruas qe me kenaqem nje prendim.

Une jam tipi i gruas qe qaj me nje film.

Nuk me impresionojne muskujt tek nje burre dhe pse i vleresoj ata qe merren me sport.

Preferoj te degjoj nga nje burre qe bisedat me mua jane ato qe i pelqejne me shume tek une.

Menyra se si qesh, se si surprizohem….

Nje kg me shume ne teup nuk me ben me pak te lexuar. #unenukjamperfekte“, janë fjalët e Rozit.