E diel, 8 Dhjetor, 2024
-0.5 C
Pristina

Rrëfehet Adelina Tahiri: ‘Ka qenë një traumë për mua’! 

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Adelina Tahiri flet për herë të parë pas grabitjes së shtëpisë së saj: ‘Ka qenë një traumë për mua’!

Adelina Tahiri është një artiste që prej kohësh ka marrë një pauzë mjaft të gjatë nga muzika dhe ekrani.

Mirëpo, edhe pse larg botës së artit, ajo ka qenë në qendër të portaleve.

E ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana”, Adelina na ka folur më shumë mbi lajmet që janë shkruar kohët e fundit për të…

Para pak kohësh doli lajmi që shtëpia jote në Selanik ishte grabitur, si e ke përjetuar këtë gjë?

Një femër e fortë kalon çdo gjë, ngre kokën lart dhe i kalon.

Në fakt, ka ndodhur në shtëpinë ku jetoj në Shkup, në Maqedoni.

Nuk doja ta diskutoja sepse nuk kisha fuqi të merresha me të.

Më kanë hyrë në shtëpi, më kanë marrë gjëra me vlerë.

Por nuk është këtu problemi.

Kam pasur kujtime nga njerëz që nuk janë më.

Sado që t’i blesh nuk mund t’i zëvendësosh më.

Unë isha në Greqi me pushime në atë kohe.

Ngjarja ka ndodhur një të premte.

Kishin hyrë nga ballkani, jo nga dera.

Unë jetoj në kat të dytë dhe nuk e di si kanë mundur.

Por jam tmerruar dhe ka qenë një traumë për mua.

E kam përjetuar shumë rëndë.

Unë edhe sot e kësaj dite mendoj se si do ta gjej shtëpinë kur të shkoj.

Denoncimin e bëra dhe tani ia kam lënë në dorë policinë.

Por në fakt nuk kam ndonjë shpresë, nuk e di pse.

Si i përballon ti gjërat që të mërzisin?

Nuk dua t’i mërzis njerëzit rreth meje dhe mbyllem në vete.

Më pëlqen të kaloj kohë me njerëz që më bëjnë të qesh.

Pastaj mbyllem në vete, qaj pak dhe kalon.

Kam qenë shumë e mërzitur këto kohë dhe nuk e kam pasur mendjen tek krijimi i këngëve.

PROMO

Nga Rubrika