E mërkurë, 15 Janar, 2025
-2.2 C
Pristina

Rrëfehet banori i BBVA4: Vajzën e madhe e kam të adoptuar

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Bernard Hulme, një emigrant shqiptar i cili prej vitesh jeton në Londër, së fundmi është bërë pjesë e “Big Brother VIP 4”.

Mëngjesin e sotëm ai ka treguar pak për familjen e tij teksa ka shtuar se njërën nga vajzat nuk e ka biologjike por të adoptuar.

Bernardi rrëfeu se vajza e tij e madhe ishte e ish-gruas së tij, dhe kur e ka takuar për herë të parë ka qenë vetëm 3 vjeç.

“Vajza ime e madhe nuk është vajza ime biologjike, është vajza e ish-gruas time, se jam i divorcuar dhe nuk kishte rrugë tjetër”, tha Bernardi ndërsa shtoi se vogëlushja e asaj kohe ia kishte “vjedhur zemrën” që në momentin e parë që e kishte takuar.

“Ma vodhi zemrën, shpirtin, të gjitha, ishte 3 vjeç e gjysmë kur e kam takuar”, tha ai.Ndër të tjera banori tregoi se e ka marrë nën kujdestarinë e tij vajzën e ish-bashkëshortes vetëm 1 vit pasi kishte lindur vajza e tyre biologjike.“1 vit pasi lindi vajza tjetër bëm dokumentat se doja që kjo të ishte një gjë natyrale”, tha Bernard.

PROMO

Nga Rubrika