Rrëfehet pacienti kosovar me koronavirus: Tregon se si e kuptoi që u infektua ai dhe familjarët e tij

Një pacient i infektuar me koronavirus ka folur për media duke treguar se si kishte arritur ta kuptonte se ishte infektuar ai dhe familjarët e tij.

Ai në një bisedë për RTV Dukagjini ka theksuar se gjen.det i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Ne jemi tre familjarë dhe po na thonë që të tre jemi të infektuar me koronavirus”, ka theksuar ai.

Ai ka theksuar se gjen.dja e tij dhe e familjarit (bashkëshortes) është e mirë.

Gjen.djen pak më të dobët e ka babai i tij.

Baba me thanë e ka gjen.djen pak më dobët, por edhe ai është mirë.

Nuk kanë lënë me e pa.

Unë jam me bashkëshorten me një dhomë dy e jemi mirë.

Me familjarë komunikojmë”, tha ai.

Sipas tij, familjen e tyre në Viti po e ndihmojnë të gjithë.

Ai tha se as ai as bashkëshortja nuk kanë asnjë simptomë dhe se janë mirë.

Ai ka treguar se babi i tij ishte sëmurë, kishte simptoma dhe e kishte dërguar fillimisht në Viti, pastaj në Gjilan dhe pastaj në Prishtinë.

Babi i tij kishte ardhur nga Italia.

“Baba tha se nuk po e ndjente veten mirë, dhe e dërguam te mjeku dhe ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

“Fillimisht bashkëshortja kishte qëndruar me prindin, sepse unë kisha shkuar të pushoj.

Kur u ktheva më thanë që duhet të shtrihem edhe unë në spital, dhe pastaj rezultuam që ishim të infketuar”, tha ai.