Web Analytics
BallinaSHOWBIZRrëfimi prekës i Xhakës: Babai vuajti tri vjet e gjysmë në burgje,...

Rrëfimi prekës i Xhakës: Babai vuajti tri vjet e gjysmë në burgje, ma rrahën

Granit Xhaka sot u shndërrua sërish në hero të shqiptarëve të Kosovës pasi bashkë me kombëtaren e Zvicrës ia doli ta mposhte dhe eliminonte Serbinë. Por, motivi i tij i madh për lojë kundër Serbisë, ka rrënjë të mëhershme.

Në një intervistë dhënë për gazetën prestigjioze The Guardian, ai fliste edhe për vuajtjet e familjes së tij, babait dhe nënës.

Më poshtë, Intervista nga The Guardian.

“Është rrëfimi që ndërtoi Granit Xhakën dhe ndezi zjarrin brenda tij. Detajet janë të egra, zor të krahasueshme, dhe është e çuditshme që mesfushori i Arsenalit arrin t’i artikulojë. Përsëri, si babai i tij Ragipi – që i kaloi tri vjet e gjysmë si i burgosur politik në Jugosllavi – Xhaka nuk është njeri që ikën a fshihet.

“Për aq sa e di, muajt e parë në burg ishin në rregull,” – tha Xhaka. “Por më pas nisën ta rrihnin.”

Shkaku  kishte qenë se babai i tij mori pjesë në demonstrata kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd. Ishte viti 1986 dhe ai ishte një student 22 vjeçar i Universitetit të Prishtinës në Kosovë, që asokohe ishte krahinë autonome në Jugosllavi. Ai do të arrestohej dhe do t’i jepej një dënim prej gjashtë vitesh. Babai i Granitit ndante qelinë me katër burra tjerë dhe do të lejohej jashtë vetëm për 10 minuta.

“Si i biri i tij, storja është diçka që më prek tepër thellë – është përnjëmend, përnjëmend në zemrën time,” – tha Xhaka. “Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mirë. Është aq e dhimbshme. Nganjëherë e pyes: “Më trego prapë,” por s’mendoj që më tregon gjithçka. Ka pasur gjithnjë momente të heshtjes kur kanë ndjerë se kishte përbirë diçka dhe s’mund ta qiste jashtë. Ndoshta ishte tepër shumë dhe ai s’donte që ne ta merrnim vesh dhimbjen e tij.”

“Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngriste krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike – nevojat, të tilla si e drejta për të votuar. S’ishte vetëm ai. Kishte edhe njerëz tjerë të arrestuar, përfshirë axhën tim, që ishte burgosur për shumë vjet. Ai ishte dënuar për 15 vjet. Ishte krejt politike.”

Për ta kuptuar Xhakën duhet kuptuar familjen e tij; sa kanë vuajtur, qysh janë mbajtur bashkë dhe kanë punuar palodhshëm në mënyrë që t’i tejkalojnë vështirësitë.

Parimet e tij udhëzuese janë besnikëria dhe respekti. Kur ai i përkushtohet diçkaje apo dikujt, ai e bën këtë gjë me trup e shpirt – ashti si babai i tij apo edhe nëna, Eli./nacionale

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit