Një rast interesant dhe i rrallë ka ndodhur para pak ditësh në vendin tonë.

Një nënë ka sjell në këtë jetë një fëmijë me dy gjinitë.

Rasti ka ndodhur në QKUK.

Drejtori i Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci, ka shpjeguar rastin e foshnjës me dy gjini që po trajtohet në këtë klinikë.

Ai, ka thënë se kjo është foshnja e dytë këtë vit, që lind me ndryshime të tilla të gjenetike.

Gojnovci, ka theksuar se ky rast po trajtohet si sindroma hipërplazike e të lindurit, të gjëndrës mbiveshkore.

“Foshnja ka lindur para kohe.

Është pranuar në kujdesin intensiv të Klinikës të Neonatologjisë.

Po trajtohet si sindroma hipërplazike e të lindurit, të gjendrës mbiveshkore.

Po bëhen analiza e konsulta me specialistë të ndryshëm të klinikave.

Ky rast është i dyti sivjet, i cili ka simptoma të ndryshimit të organeve gjenitale, që me gjasë vijnë nga ndryshimet hermonale që shkakton kjo veshkë”, ka thënë Gojnovci , transmeton Indeksonline.

Mirëpo, ai ka sqaruar se nëse vërtetohet kjo sindromë, kjo mund të shërohet përmes terapive.

Foshnja është 32- javëshe dhe peshon 995 gramë.