Rreziku COVID-19, BE-ja mbyll kufijtë me Kosovën edhe pas 1 korrikut

Rritja e numrit të të infektuarve nga koronavirusi ditëve të fundit rrezikon që kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian të mbeten të mbyllur edhe pas datës 1 korrik për Kosovën, raporton KOHA.

Komisioni Evropian kishte rekomanduar që kufizimet të hiqen nga 1 korriku.

Por kjo gjë ka ndryshuar ditëve të fundit.

Për këtë shtetet e BE-së nuk kanë arritur që në takimin e sotëm të marrin një vendim.