Rreziku i përhapjes në Kaçanik, e infektuara me Covid-19 kishte ardhur nga Shkupi

Në qytetin e Kaçanikut është rikthyer përsëri koroanvirusi.

Indeksonline mëson se burim i infeksionit ishte një grua e ardhur nga Maqedonia Veriore.

E njëjta ishte në një rast të vde.kjes, në familjen e saj.

Mësohet se të gjithë personat që kishin kontakt me të infektuarin janë vet-izoluar.

“Ne duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat e ndërmarra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë ,sepse kjo është mënyra e vetme për ta ndaluar përhapjen e Covid-19”, ishte apeli i QKMF-së në Kaçanik.

Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 385 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste.