Rreziku më i madh në Kosovë nga koronavirusi është pas rihapjes së shtetit

Mjeku shqiptar në Graz të Austrisë, Lekë Abdyli thotë se masat e hershme që morri ky shtet në përballjen me coronavirusin pati pasoja në ekonomi por shpëtoi shumë jetë njerëzish.

Abdyli në RTV Dukagjini ka thënë se ka pasur edhe viktima shqiptare në Austri por nuk ka informata të sakta.

Ai ka thënë se ky virus dallon nga të tjerët për shkak të pa parashikueshmërisë së tij.

“Pacientët vijnë në gjendje stabile por në moment përkeqësohet gjendja dhe përfundojnë me fatalitet”.

Mjeku thotë se ende nuk ka medikamente që e mjekon këtë sëmundje por trajtimi bëhet vetëm në bazë të simptomave.

Abdyli ka përshëndetur menaxhimin e deritanishëm të situatës me COVID-19 në Kosovë por sipas tij rreziku më i madh është tash në periudhën e rihapjes.

“Tash njerëzit vërshojnë nëpër rrugë.

Nëse nuk ka kujdes ka rrezik të madh.

Mbajtje e distancës është shumë e rekomanduar”, tha ndër të tjera mjeku lekë Abdyli.