Web Analytics
BallinaUncategorized‘Rri urtë’, tensione mes Ilirit dhe Eltionit

‘Rri urtë’, tensione mes Ilirit dhe Eltionit

Mbrëmë për të dytën herë u diskutua çështja e Eltionit me Ilirin dhe historia para shumë vitesh.

Gjatë spektaklit Eltioni dhe Iliri debatuan mes vete për historinë e para shumë vitesh, që Eltioni po e akuzonte Ilirin për mos mbështetjen e dhënë në njërin audicion.

Iliri ishte i nevrikosur se pse Eltioni pikërisht zgjodhi Big Brother VIP për të treguar këtë histori.

Por përkundër natës së mbrëmshme ata sërish janë kapur mes vete edhe pas spektaklit.

Për një moment gjatë debatit Eltioni i shprehet pak si ashpër Ilirit ku i thotë që të rri urtë.

Pas kësaj u tensionua e gjithë situata ku Iliri ‘shpërtheu’ ndaj tij duke i thënë: Ti po më thua rri urtë.

Madje ai i kërkoi që me të madhe ta thotë emrin dhe mbiemrin e tij.

Iliri konsiderohet lojtari më i fortë dhe pretedenti për të fituar këtë edicion,/Lajmi.net/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit