Web Analytics
BallinaLAJMERritet konsumi i energjisë elektrike për 12 %

Rritet konsumi i energjisë elektrike për 12 %

Me rënien e temperaturave po rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, konsumi i energjisë elektrike, është rritur për 12 për qind më shumë, ndërkaq në kohën e pikut ka mbërritur në 13 për qind.

Kështu thuhet në një njoftim të KEDS-it, ku theksohet se rritja e konsumit ka ndodhur që nga fillimi i kësaj jave për shkak të ftohjes së kohës, për çka konsumatorët veçse kanë filluar të ngrohen me rrymë.

“Kjo rritje rekord e konsumit të energjisë elektrike do të mundë të vështirësojë funksionimin e sistemit elektroenergjetik të vendit. KEDS/KESCO apelojnë te qytetarët e Republikës së Kosovës që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, por të gjejnë alternativa tjera aty ku kanë mundësi. Në të njëjtën kohë, qytetarëve u bëjmë thirrje të kursejnë rrymën sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të kemi një dimër sa më të lehtë. Çmimet në berzat ndërkombëtare janë në qiell dhe si rrjedhojë gjatë dimrit nevojitet të blihet nga jashtë një sasi shumë e madhe e energjisë elektrike për t’u përballuar komplet kërkesa, pasi prodhimi vendor nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Sa më e ulët kërkesa, aq më pak është e nevojshme të importohet energjia elektrike. Blerja me këto çmime është shumë e vështirë dhe e papërballueshme për ekonominë vendore. Si të ulet kjo kërkesë? Evitojeni ngrohjen me rrymë, mos i ndizni dritat pa nevojë, përdorini makinat për larje pas orës 23:00 në sezonin e verës dhe pas orës 22:00 në sezonin e dimrit, sikurse lëshojeni bojlerin sipas nevojës. Apel për kursim sa më të madh të energjisë elektrike po bën bota mbarë, meqë të gjithë do të përballemi shpejt me një krizë të tillë, të paparë ndonjëherë. Vendet që kanë praktikuar efiçiencën e energjisë përgjatë viteve të fundit, tashmë kanë kosto më të ulëta për konsumatorë, por edhe furnizim stabil. Megjithatë, apeli për të vepruar shpejt në efiçiencën e energjisë kurrë nuk ka qenë më i duhur sesa sot. Ky apel është qëllim, e qëllimi duhet të përkthehet në praktikë”, thuhet në njoftim.

KESD thotë se vetëm duke kursyer mund t’ia dalim bashkë mbanë.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit