Rritja e rasteve të reja s’ua lë shenjë kryeqytetasve, “kafet e rakisë” plot të rinj pa maska e pa distancë

Vetëm në 3 ditët e fundit në Prishtinë janë regjistruar saktësisht 97 raste të reja me koronavirus, por kjo nuk po i frikëson kryeqytetasit.

Sonte në vendin e njohur si “kafet e rakisë”, të rinjtë janë vërshuar për t’u kënaqur sikur virusi të mos kishte ekzistuar kurrë.

Rekomandimet e IKSHPK-së për bartjen obligative të maskave, dorëzave dhe distancës sociale siç duket po hasin në vesh të shurdhër.

Në anën tjetër, qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në rast se vazhdojnë të mos respektohen masat dhe rekomandimet në funksion të parandalimit të koronavirusit, do të shqyrtohet kthimi i masave të izolimit. /Lajmi.net/