Web Analytics
BallinaRritja rasteve me Covid-19, cilat do të jenë masat e reja dhe...

Rritja rasteve me Covid-19, cilat do të jenë masat e reja dhe çfarë efekti ka ora policore

Pas mbledhjes së Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me pandeminë në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se priten të merren masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë po shqyrton masat e reja anticovid.

Në mesin e këtyre masave do të jetë edhe shkurtimi i orarit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, apo siç njihet ora policore.

Por që ajo të kthehet nga ora 22.00 deri në mëngjes po e sheh të panevojshme ish-drejtori i Policisë, njëherësh deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, që shton se tash kur është dimër ashtu-kështu qytetarët nuk dalin jashtë pas orës 22.00.

“ Kjo është e panevojshme, në këtë kohë të ftohet edhe ashtu qytetarët nuk dalin nga shtëpitë, mbyllja nuk është zgjidhe në këtë kohë, e as ora policore nuk kryen punë”.

Ndërsa edhe qytetarët po theksojnë se kufizimi i lëvizjes së lirë është i pakuptueshëm meqë tashmë janë mësuar të bashkëjetojnë me pandeminë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë detaje se çka në fakt po diskutohet dhe propozohet nga ky trup institucional.

”Disa prej propozimeve kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të lëvizjes, ku deri tani kufizimi ka qenë prej orës 24.00 deri në ora 05.00 të mëngjesit, e ky orar mund të zgjatet për dy orë.

Kjo nënkupton automatikisht që edhe sektori i gastronomisë duhet ta shkurtojë orarin e punës.

Stafi joesencial do të kryejë punë nga distanca, përjashtuar atyre esencial që do të detyrohen të dalin në vendin e punës, e kështu do të jenë disa masa që do ta vazhdojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit”.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit