Web Analytics
BallinaLAJMI I FUNDITAKTUALERrjetet sociale i bllokojnë llogaritë Presidentit Trump

Rrjetet sociale i bllokojnë llogaritë Presidentit Trump

Twitter tha se ka mbyllur për 12 orë llogarinë e presidentit në largim të Shtetetve të Bashkuara, Donald Trump, për shkak të disa postimeve të tij në lidhje me zgjedhjet.

“Si rezultat i situatës së paparë dhe dhu.nës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump – të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme – për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”, tha platforma sociale.

Nëse Trump nuk i heq tre postimet, llogaria do të mbetet e mbyllur.

Twitter gjithashtu paralajmëroi se shkeljet e ardhshme të integritetit ose politikave të kërcënimit “do të rezultojnë me pezullim të përhershëm të llogarisë @realDonaldTrump”.

Ndërkohë, Facebook ndaloi llogarinë e Trumpit për 24 orë.

YouTube gjithashtu hoqi një video.

Facebook tha: “Ne e hoqëm atë pasi besojmë se ajo kontribuon, në vend që të zvogëlojë rrezikun e dhu.nës së vazhdueshme”.

Të mërkurën, mbështetës të dhu.nshëm të Trumpit su.lmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, e cila po mbante një seancë për konfirmimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Mesazhi i Trumpit për protestuesit, derisa ata s.ulmuan Kongresin, u hoq nga Facebook, YouTube dhe Twitter.

Trump u bëri thirrje mbështetësve që të shkojnë në shtëpi, por gjithashtu përsëriti pretendimet e pabazuara për mashtrime në zgjedhje.

Facebook tha: “Ne e hoqëm atë, sepse besojmë se kontribuon në dhu.nën e vazhdueshme dhe nuk e zvogëlon rrezikun”.

YouTube tha se e hoqi videon sepse “shkelte politikat për përhapjen e mashtrimit zgjedhor”.

Twitter fillimisht nuk e hoqi videon, por vetëm mundësitë për ta shpërndarë, pëlqyer ose komentuar.

Megjithatë, më vonë e hoqi.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit