Rron Gjinovci: Babai i Agon Musliut do duhej nxjerrë nga komisioni me sigurim e polici

Në komisionin hetimor për pandeminë, sot ka raportuar babai i Agon Musliut, të riut që ndërroi jetë tra.gjikisht në karantinën tek Qendra e Studentëve.

Ky raportim i tij, u përcoll me përplasje të ashpra me deputeten e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari.

E kjo i pengoi analistit kosovar, Rron Gjinovci.

Ky i fundit, me anë të një postimi në Facebook, madje tha se po të ishte kryesues i Komisionit në fjalë, do ta nxirrte jashtë babain e Agon Musliut, dhe atë me sigurim dhe polici.

Gjinovci madje babain e Musliut e ka quajtur “militant të LDK-së”.

Postimi i plotë:

Me kon un kryesus i komisionit hetimor parlamentar, e kisha qite jashte me sigurim dhe polici militantin e LDK-së qe po e instrumentalizon vetevrasjen e djalit t’vet per me dhon deklarata tlodhta politike.

Me kon un kryesus i komisionit hetimor parlamentar, e kisha qite jashte me sigurim dhe polici militantin e LDK-së qe po e instrumentalizon vetevrasjen e djalit t'vet per me dhon deklarata tlodhta politike.

Gepostet von Rron Gjinovci am Dienstag, 22. September 2020