Rron Gjinovci i replikon Arbana Xharres: Foli idiotja e PDK-së

Gazetarja Arbana Xharra, i ka reaguar analistit politik, Rron Gjinovci, i cili deklaroi se Skendërbeu përgjatë veprimtarisë së tij nuk kishte folur në gjuhën shqipe.

Xharra, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se Gjinovci e ka bërë të barazvlefshëm figurën kombëtare shqiptare me një serb të Beogradit, përcjell Gazeta Express.

“Skenderbeu tha s’ka fole shqip. Dmth njejte sikurse nje serb n’midis Beogradit, propagandon Rron Gjinovci”, thuhet në postimin e saj.

I menjëhershëm ka qenë kundërpërgjigjja e Rronit.

“Foli idiotja e PDK-së”, ka shkruar Gjinovci duke ripostuar postimin e Xharrës.

Ndërkaq, Gjinovci në ‘Pressing’ në T7 pretendoi se Skendërbeu nuk e ka zotuar gjuhën shqipe, nën pretekstin se “është rritur në oborrin e Sulltanit”. /Express/