Ruajtja ekstreme e Vladimir Putin, njihuni me metodat se si mbrohet presidenti rus

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një ndër njerëzit më me ndikim në botë dhe është më se normale që të jetë një nga njerëzit më të ruajtur në botë, por mënyra e ruajtjes së tij i kalon përmasat reale.

Për jetën e shefit të Kremlinit kujdesen së paku 10 mijë njerëz që konsiderohen ndër më të trajnuarit në botë.

Në mesin e tyre janë komandot shumë të trajnuar për të cilët as familjet e tyre nuk e dinë se me çfarë merren, qindra agjentë, sigurimi personal, personel e persona me detyra speciale si kuzhinierë e dietologë, mjekë etj.

Kur Putin shkon në vizitë zyrtare në ndonjë vend, disa anëtarë të sigurimit të tij, shkojnë atje disa muaj më herët për të studiuar terrenin.

Pas kësaj, agjentë të Shërbimit federal bëjnë analiza dhe caktojnë planin e lëvizjes së presidentit.

“Ndonjëherë duket sikur Vladimir Putin shëtit në mënyrë krejtësisht të lirë, por e vërteta është se atë e vështrojnë qindra njerëz nga sigurimi.

Duhet të jenë, të paktën, 20 centimetra më të lartë se sa ai, por njëkohësisht të mos jenë të dallueshëm”, ka treguar dikur një gazetar rus.

Në krye të Shërbimit federal të sigurimit të Putin ka 14 vjet që gjendet gjenerali Viktor Zolotov për të cilin është shkruar shumë por që në fakt dihet pak për të.

Ai është njeriu i Putinit në hije, ai është mburoja e tij.