Një nga telenovelat më të njohura është padyshim “Rubi”,që tregonte jetën e një studenteje të bukur e të varfër që dëshiron të pasurohet për të bërë jetë luksoze.
Kjo telenovelë tashmë është e disponueshme në Netflix dhe mund të ndiqet aktualisht në Amerikë dhe sipas njoftimeve, së shpejti do të jetë e disponueshme edhe në Evropë.
E veçanta e këtij seriali qëndron në faktin se personazhi kryesor, Rubi, i luajtur nga Barbara Mori, në fakt është negativ, por megjithatë ka fituar afeksionin e publikut.
Pas rolit të saj në telenovelën e kultit, Barbara pati një sërë rolesh të tjera filmike dhe televizive, por suksesi i saj nuk është përsëritur, sidoqoftë popullariteti i saj nuk po zbehet.
Mori, e cila portretizoi fatalen Rubi në vitin 2004, sot është 44 vjeçare dhe gjykuar nga komentet e fansave të saj në Instagram, është më e bukur se kurrë.